Deri më tani raportohet se 5 viktima kanë humbur jetën dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmeteve që kanë shkundur vendin mëngjesin e sotëm.

Nga lëkundjet janë shembur me qindra godina të banuara, ku raportohet se ka ende njerëz të mbetur në rrënoja.

Burime për JOQ ALBANIA, bëjnë me dije se një nga viktimat që ka humbur jetën si pasojë e tërmetit është i riu Kristian Preçi nga Thumana.

Lajmi është konfirmuar nga disa familjarë të tij. Kristjani, i cili ka humbur jetën ditën e sotme nën rrënoja, ka qënë i dënuar për grabitjen e një telefoni në FushëKrujë, vepër të cilën nuk e kishte kryer dhe është shpallur i pafajshëm nga gjykata.

Ai sapo kishte filluar procesin gjyqësor për marrjen e një dëmshpërblimi për dënim të padrejtë, por që u dënua sërish padrejtësisht nga tekat e natyrës.