Në kuadër të Planit Operacional Korrik-Dhjetor 2020 Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan me të gjitha strukturat e saj, është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën përgjatë të gjithë sezonit turistik në vend.
Sipas drejtorit të drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan z.Indrit Karaj qëllimi kryesor është ndërgjegjësimi dhe nxitja e rritjes së deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore si dhe parandalimi, evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë në fushën e tatim-taksave për tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtarinë e tyre tregtare në zonat turistike, në bizneset sezonale në të gjithë qarkun e Elbasanit gjatë sezonit turistik veror 2020 si dhe verifikime dhe kontrolle në bizneset që paraqesin risk të lartë dhe kapacitet potencialisht të lartë për të kontribuar në rritjen e të ardhurave tatimore.
Gjithashtu janë marrë të gjitha masat për arritjen e objektivave kryesorë që konsistojnë në :
a. Garantimi I përmbushjes vullnetare dhe zbatimi I legjislacionit tatimor.
b. Rritja e xhiros së deklaruar; deklarimit të punësimit dhe të regjistrimit të subjekteve tregtare;
c. Rritja e të ardhurave tatimore nga sektori i turizmit
d. Rritja e Tatim Fitimit të deklaruar për tatimpaguesit që deklarojnë zero në mënyrë fiktive dhe ata që nuk deklarojnë
e. Rritja e mbledhjes/pagimit të TVSH kryesisht për tatimpaguesit me gjendje të lartë kreditore
f. Rritja e ndërgjegjësimit për deklarimin e punonjësve.

Mosrespektimi i detyrimeve ligjore nga ana e subjekteve të caktuara do të shoqërohet me masat ndëshkuese të parashikuara në ligj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu