Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka mbledhur shtabin e emergjencave civile, si pasojë e tërmeteve të cilat kanë shkaktuar edhe viktima në vend.Duke ngushëlluar familjet e viktimave të tërmetit, Llatja ka kërkuar gadishmëri dhe ofruar mbështetje për këtë fatkeqësi natyrore.

“ Per fat te mire nuk kemi demtime te renda, dhe për ti ardhur në ndihmë situatës së rënduar në qytetin e Durrësit, kemi derguar efektivat dhe mjetet e zjarrëfikëses. Duke bërë një përmbledhje të situatës në qytetin e Elbasanit Llatja konfirmon se “ shkollat janë të gjitha pa asnjë dëmtim, por vetem disa problematika te vogla qe po verifikohen. Ndërsa ka bërë thirrje që të gjitha ambientet e shkollave të qëndrojnë të hapura.

“ Pas termetit qe ne orët e para të mëgjesit u beme bashke per te perballuar situaten. Po behen gati mjetet per t’u ardhur ne ndihme zonave nga termeti. Jane bere gati ambientet, konviktet e shkolles se mesme dhe universitetit. Kemi një bashkepunim te mire me institucionet të cilat janë në gadishmëri në çdo moment.

Duke u ndalur tek dëmet e konstatuara, sipas kreut të Bashkisë Gledian Llatja, aktualisht janë shkaktuar dëme material në Bixellenje dhe Funar ku janë konstatuar disa çarje te reja raste të cilat janë ende në verifikim”.

Llatja ndër të tjera i ka kërkuar shtabit të emergjencave civile që të mbyllen te gjitha verifikmet e dëmeve për kopshtet dhe çerdhet me qëllim që kur të hapen të jene te sigurta.

“ Pas termetit te fundit i kemi siguruar pronat publike dhe çdo dem eshte i siguruar. Tani duhet ti vijme ne ndihme ketyre zonave dhe njerezve qe kane nevoje aktuale. Shkolla e Vidhasit ka pak probleme, ku edhe këtu po bëhen verifikimet. Në Bradashesh ka një informacion për çarje te mureve dhe këto janë në verifikim. Shkolla “Jeronim De Rada” ka plasaritje Ura Polis Vale shqetesuese është Shkolla e Gjergjanit, qe nga termeti i fundit, Ujesjellesi problem me pompen e Bujqesit dhe është në riparim. Ekipi Emergjencave Civile është më terren për çdo rast të prekur në emergjencë, tha Llatja.