Boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet nesër më 2 prill në orën 20:00 me boksierin  Chris Jenkins në “Utilita Arena” në Newcastle.

Marku i cili aktualisht mban titullin e kampionit në IBF ka premtuar një sfidë plot emocione dhe me shpresën për fitore. Por duket se pa filluar ende ndeshja mes tyre dhe një ditë para sfidës tensionet mes dy boksierëve janë rritur shumë.

Ditën e sotme teksa dy boksierët po kryenin peshimet e fundit, në momentin e qëndrimit përballë njëri-tjetrit, uellsiani provokoi Markun me një puthje që solli dhe reagimin e ashpër të tij. Ai e kapi në fyt rivalin por menjëherë pati ndërhyrje nga stafet duke i ndarë. Ky duket se do të jetë vetëm diçka e vogël nga ajo që do të ndodhë të shtunën pasi shihet si një duel i zjarrtë.

Marku i tha:

Puthjet janë për gratë, jo për mua. Nesër do të shihni!”