Çmimi i Madh i Belgjikës flet vetëm për Red Bullin, me Maks Vershtapen dhe Serxhio Perez që dominuan të gjithë garën.

Vendi i parë u rrëmbye nga Maks Vershtapen, i cili dhe pse u dënua me 5 vende penalitet, sërish nuk njohu rivalë duke parakaluar pilotët që kishte para dhe duke triumfuar në fund me më shumë se 20 sekonda diferencë nga vendi i dytë.

Ky pozicion u mor nga shoku i tij i skuadrës Serxhio Perez i cili gjithashtu ruajti distancën nga vendi i tretë.

Podiumi u plotësua me pilotin e Ferrarit, Sharl Lëklerk i cili u nis nga vendi i parë, por nuk shkoi më shumë se fundi i podiumit. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shokun e tij të skuadrës, Karlos Sainz, që u detyrua të tërhiqej nga gara.

Vetëm vendi i katërt për Luis Hamilton, me plotin britanik që rrëmbeu në fund xhiron më të shpejtë për të marrë një pikë ekstra.

Kështu Vershtapen vazhdon me dominimin e tij duke vendosur duart te titulli i tretë kampion Bote në Formula 1.