Fushë Studën është një fshat turistik në verilindje të Shqipërisë, që i përket qarkut Elbasan. Fotografi i njohur shqiptar Besnik Ademi shkriu talentin e tij duke shfrytezuar borën e rënë në stinën e ftohtë.

Park Kombetar nën emrin e vargmaleve “Shebenik-Jabllanice” dhe Fushë Studën tashmë bën pjesë në Parkun Kombëtar më të madh në Shqipëri. Ajo çka e bën të veçantë këtë fshat është natyra e virgjër dhe pyjet e paprekur, gjithashtu lugina e Fushë Studnës eshte ende e virgjer. Në të nuk ka asnjë grimcë beton të derdhur pa kriter.


Fotografi Besnik Ademi u përqendrua mjaft tek simboli i Fushë Studnës, liqeni i saj, i cili ndodhet përballë fshatit rrëzë pyllit të ahut, çka i jep atij një pamje tëpër piktureske, dhe tërheq mijëra turistë në vit të huaj dhe vëndas.

Fushë Studën nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrorë, rekrative, traditat dhe kulturat, ka mundësuar dhe mundëson një turizëm malorë të veçantë. Turizmi deri tani është më shumë i planifikuar dhe spontan. Ardhja e vizitorëve, për gjueti, peshkim në ujera malore, ecje sportive, alpinizëm, tregon se Fushë Studën është një ndër vendet më të perferuara të Parkut për vizitore të huaj dhe vendas.