Franck Kessie (1996) është futur në vitin e fundit të kontratës me AC Milanin. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është në negociata me klubin për vazhdimin e kontratës, por ende nuk ka një marrëveshje.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Milani i ka bërë një ofertë të majme lojtarit, duke i ofruar pagë 6,5 milionë euro në sezon.
Përkundër shumës së lartë të ofruar nga Milani, ka qenë vet mesfushori nga Bregu i Fildishtë që ka refuzuar vazhdimin e kontratës, pasi ka pasur interesime nga klube të tjera për të.
Sipas medias angleze The Sun, Liverpool dhe Tottenham Hotspur kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit dhe i kanë ofruar pagë 7 milionë stërlina (8.2 milionë euro) në sezon.
Kessie nuk dëshiron të ngutet për vazhdimin e kontratës deri në janar, ku do t’i dëgjojë edhe propozimet e klubeve të tjera për pagën e tij.
Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë është pjesë e Milanit që nga viti 2017, kur iu bashkua Rossonerëve nga Atalanta.