Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se janë hapur regjistrimet për edicionin e 19-të të kursit për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A. Drejtoria Teknike e FSHF-së fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për kursin, që do të nisë më 9 janar 2022.
Kursi i trajnerëve për licencën UEFA A është në përputhje me Konventën e Trajningut të UEFA-s, që parashikon njohjen reciproke nga të gjitha federatat evropiane të titujve UEFA B, UEFA A, UEFA PRO dhe Goalkeeper UEFA-B.
Duke filluar nga 9 janari i vitit të ardhshëm kursi do të zhvillohet në Tiranë (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz) dhe do të jetë i ndarë në 7 periudha të ndryshme, nga muaji janar në muajin qershor të vitit 2023.
Për t’u regjistruar në kurse, të gjithë kandidatët duhet të plotesojnë kriterin/ kërkesat e mëposhtme:
- Të kenë përfunduar Kursin UEFA B ;
- Të kenë një vit diferencë nga kryerja e kursit UEFA B ;
- Angazhimi si trajner në një klub ose Akademi me nivelin e licencës UEFA B (Përcaktimi i periudhës së angazhuar si trajner);
- Fotokopje e ID ose e Pasaportës;
- Fotokopje e Licences Uefa-B;
- CV e plotë
Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike [email protected] me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 26.12.2022. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.
Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike [email protected]