Futbolli është pezulluar oren 2 javësh nga përhapja e coronavirusit dhe klubet po kërkojnë forma që të ulin shpenzimet.

Një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe Barcelona, pasi pagat e lojtarëve janë 600 milionë euro në vit.

Në fundjavë, drejtorët e Barcelona biseduan me kapitenët për një ulje të mundshme të pagave dhe përgjigjja fillestare ishte pozitive duke pasur parasysh që lojtarët e kuptojnë situatën e rëndë dhe rrethanat unike.

Megjithatë, ata nuk janë bindur nga propozimi i parë i bërë nga bordi i drejtorëve.

Lojtarët kanë kërkuar kohë të japin një përgjigje, por nuk duket se do të japin dritën jeshile njëherë.
Si e tillë, negociatat duket se do të vazhdojnë.

Barcelona është në një situatë të vështirë dhe do të mbetet e tillë, pasi nuk dihet se a do të përfundojë pjesa tjetër e sezonit.

Barcelona nuk ka menduar njëherë për njëherë që të pezullojë kontratat e lojtarëve.