Endrick Felipe Moreira de Sousa (lindur më 21 korrik 2006 në kryequterin Brasilia), i njohur si Endrick Felipe ose thjesht Endrick, është një futbollist brazilian që luan si sulmues për klubin Palmeiras nëCampeonato Brasileiro Série A.

Ai konsiderohet si një nga perspektivat më të mira të futbollit brazilian, i cili ka shkëlqyer me Palmeirasin e të rinjve dhe duket se tashmë është bërë pjesë dhe e ekipit të parë ku ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje.

Ai luan me këmbën e majtë dhe është që tani 173 cm, pavarësisht se 16 vjec e pak muaj.

Idhujt e tij janë Ronaldo, Romario dhe Rivaldo.

Për sulmuesin e talentuar, shumë klube kanë shfaqur interes, ku bën pjesë edhe Reali i Madridit.

Siç raportojnë mediat spanjolle, “Galaktikët” janë në “pole-position” për shërbimet e 16-vjeçarit ku janë gati të paguajnë rreth 35 milionë euro.

Me anë të një interviste, i ati i Endrik është shprehur se ende nuk ka biseda me asnjë klub tjetër.

Nuk është vendosur asgjë akoma. As me Realin e Madridit, e me asnjë klub tjetër. Nuk ka ende asnjë preferencë. Do ta vendosim në muajt në vazhdim dhe do të firmosim për klubin që do të paguajë aq sa kërkon Palmeirasi”, – u shpreh babai i Endrik.