Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se Virgil van Dijk e meriton Topin e Artë 2019 pas paraqitjeve të tij super gjatë rrugës për të fituar Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi holandez është në garë për çmimin më të lartë individual të futbollit, duke dalë kundër superyllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Duke folur pas barazimit të Rangers me Feyenoord, Gerrard u përgjigj kur u pyet nga një reporter holandez nëse Van Dijk duhet të fitojë:

Po, 100 %. Unë jam tifozi numër një i Messit. E dua lojtarin. Numrat e tij në asiste dhe gola janë të pabesueshme. Unë jam padyshim një tifoz i Messit. Por nëse flisni për qëndrueshmëri nga një lojtar gjatë një viti, i cili fiton Ligën e Kampionëve dhe është absolutisht pa të meta në çdo paraqitje, kjo do të thotë që ai e meriton të fitojë Topin e Artë”, deklaroi legjenda e Reds.

Van Dijk përfundoi i dyti pas Messit në çmimet e “The Best” nga FIFA në shtator, ndërsa ceremonia e Topit të Artë do të mbahet me 3 dhjetor