Fillon zyrtarisht sot aventura e Olivier Giroud (1986)  te AC Milan, i cili zbarkoi në Linate pak para orës 19:00.

Nesër, ish-sulmuesi i Chelseas do të përfundojë procesin burokratik: ekzaminimet mjekësore në Klinikën La Madonnina në mëngjesin e hershëm, pështatshmëri sportive dhe nënshkrimi në Casa Milan me fotot e zakonshme.

Më pas, francezi do të kthehet me pushime dhe do të bashkohet me grupin e Piolit nga 26 korriku.

Milani do t’i paguajë Chelseas për tarnfer 1 milion euro pjesë fikse dhe 1 milion euro tjetër si një bonus bazuar në kualifikimin për Ligën e Kampionëve dhe paraqitjet.

Për lojtarin, nga ana tjetër, është gati një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 4 milion euro në sezon.