Paris Saint Germain ka arritur të bëjë histori, pasi është hera e parë për ta që do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze eliminoi Rasenball Sport Leipzigun me rezultat 3-0, për të kaluar në finale të garës më të madhe për klube në Evropë.

Nga një harkim në zonë i Di Marias, Marquinhos 13’ pati një shkëputje të mirë, për të shënuar me kokë.

Kampioni i Ligue 1 nuk u ndal me kaq dhe arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Di Marias (42′), që mori një asist nga Neymar.

PSG e filloi mirë edhe 45 minutëshin e dytë, duke arritur të shënonin golin e tretë me anë të Juan Bernat në minutën e 56-të, derisa Di Maria i dha sërish asist.

RB Leipzig kishte një shans të artë që të ngushtonte rezultatin me anë të Patrik Schick (82′), mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.

PSG kaloi me lehtësi në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa tani do të pres fituesin e takimit në mes të Bayern Munchen dhe Lyonit se kush kalon tutje për t’u përballur më pas në finale.