Real Madridi dhe Chelsea kanë barazuar në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-1.
Një ndeshje e bukur u zhvillua në stadiumin “Alfredo di Stefano”, ku të dy skuadrat krijuan raste, sidomos në pjesën e parë.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Timo Werner, por që nuk arriti të gjejë rrjetën.
Në minutën e 15-të, Chelsea shënoi golin e parë në ndeshje, kur Antonio Rudiger pasoi te Christian Pulisic, që tundi rrjetën për 1-0.
Por Real Madridi e mori veten shpejt, duke rrezikuar me Karim Benzaman që goditi shtyllën në minutën e 23-të.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli. Karim Bezema 25’ mori një top nga Eder Militao dhe me një goditje të bukur me kthesë në ajër shënoi për 1-1.
Pjesa e dytë më shumë shkoi me takticizm nga të dyja palët dhe kishte pak raste për gol.
Në fund ndeshja u mbyll 1-1, duke lënë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit.