Milani dhe Interi luajtën ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke e mbyllur baras 0-0.

Ndeshja nisi furishëm dhe pritej që të kishte gola, por të dy skuadrat respektuan më shumë se që duhet njëra tjetrën.

Rastin e parë të mirë e kishte Alexis Saelemaekers, por që goditja e tij u prit nga Samir Handanovic.

Menjeherë pas tij një kombinim i mirë mes Olivier Giroud dhe Theo Hernadez rrezikoi portën e Interit, por që goditja shkoi ngjitur me shtyllën.

Në fund të pjesës së parë Interi kërkoi penallti pas një rrëzimi në zonë të Hakan Calhangolut, por gjyqtari nuk vendosi për penallti.

Pjesa e dytë ishte më e plogësht, ku munguan rastet e mira.

Kjo ndeshje lë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit, ku edhe do të caktohet finalisti.

MILAN – INTER 0-0

MILAN (4-2-3-1): 16 Maignan; 25 Florenzi (2 Calabria 84′), 23 Tomori, 13 Romagnoli (20 Kalulu 26′), 19 Hernandez; 79 Kessié, 4 Bennacer; 56 Saelemaekers (30 Messias 67′), 33 Krunic (10 Diaz 67′), 17 Leao (12 Rebic 67′); 9 Giroud. Tr: Stefano Pioli.

INTER (3-5-2): 1 Handanovic; 37 Skriniar, 6 De Vrij, 95 Bastoni; 2 Dumfries (36 Darmian 88′), 23 Barella (22 Vidal 65′), 77 Brozovic, 20 Calhanoglu, 14 Perisic (18 Gosens 88′); 9 Dzeko (19 Correa 80′), 10 Lautaro (7 Sanchez 65′). Tr: Simone Inzaghi.

Karton i verdhë: Brozovic (I), Lautaro (I)