Liverpooli ka shënuar fitore si mysafir i Arsenalit me rezultat 2-0, duke kaluar në finale të Carabao Cup ku e pret Chelsea.

Të dy skuadrat duke e ditur rëndësinë e ndeshjes u futën në fushë me formacionet me të mira.

Dy skuadrat kishin raste që në start, por golin e shënoi Liverpooli. Ishte Diogo Jota që shënoi për 1-0 me një goditje brenda zonës.

Edhe pjesa e dytë ishte interesante, ndërsa Liverpooli e nisi me dy raste, Jota dhe Konate kishin raste të mira, por nuk qëlluan cakun.

Gabreiel Martinel rrezikoi në minutën e 73-të për Arsenali, por portieri mysafir ishte në vend.

Në minutën e 79-të, Liverpooli gjeti golin e dytë, sërish me portugezin Jota që shënoi për 2-0.

Arsenali ka mundur të kthehej në lojë, por Martinelli nuk ishte i sërish i saktë.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0, ndërsa me rezultat të përgjithshëm Arsenali kalon në finale, ku e pret Chelsea që ka eliminuar Tottenhamin.