Manchester City ka fituar 3-1 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL (Carabao Cup) që u zhvillua në Old Trafford.
Bernardo Silva 17’ e zhbllokoi rezultatin të cilin e dyfishoi Riyad Mahrez 33’.
Manchester City shënoi edhe golin e tretë në pjesën e parë që në fakt ishte autogol i Andreas Pereira 39’.
Djajtë e Kuq shënuan golin e nderit me Marcus Rashford 70’.
Ndeshja e kthimit ndërmjet rivalëve të qytetit të Mançesterit do të zhvillohet më 29 janar, ndërsa finalisti tjetër do të vendoset ndërmjet Leicester Cityt dhe Aston Villas.