Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, ku nuk ka munguar spektakli.

Ndeshje me më shumë gola ishte ajo mes Feyenoord dhe Marseille, që u mbyll 3-2.

Ndeshja u hap në minutën e 18-të, kur Cyriel Dessers shënoi për 1-0 në të mirë të holandezëve.

Nuk vonoi shumë, pas dy minutash Luis Sinisterra shënoi për 2-0.

Por francezët shpejt u këndellën dhe u kthyen në lojë, pasi që shënoi Bamba Dieng në minutën e 28-të për 2-1.

Marseille në minutën e 40-të barazoi shifrat me Gerson që shënoi për 2-2.

Me të filluar pjesa e dytë, holandezët kthyen epërsinë me golin e shënuar nga Cyriel Dessers, që ishte goli i tij i dytë në këtë mbrëmje.

Duke parë golat dhe aktivitetin në fushë, ndeshja e kthimit pritet të jetë edhe më e bukur.

Në anën tjetër në Angli, u zhvillua përballja e bukur mes Leicesterit dhe Romës që u mbyll 1-1.

Italanët kaluan që në start në epërsi, kur Nicola Zalewski asistoi te Lorenzo Pellegrini i cili shënoi për 1-0.

Por në pjesën e dytë anglezët barazuan me Ademola Lookman, që shënoi për 1-1 në minutën e 67-të.

Edhe pse kishte raste deri në fund, rezultati nuk ndryshoi, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.