Eintracht Frankfurti ka triumfuar përballë West Ham Unitedit në London Stadium (2-1) në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Evropës.

Ansgar Knauff e zhbllokoi rezultatin për mysfairët në minutën e parë të takimit, ndërsa Kurt Zouma i barazoi shifrat në fraksionin e parë (21’).

Daichi Kamada e riktheu epërsinë e vizitorëve (54’) dhe ky rezultoi goli i fitores, ashtu që do të kenë përparësi në ndeshjen e kthimit në Waldstadion.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të Ligës së Evropës që u zhvillua në Red Bull Arena Leipzig, RB Leipzigu ka triumfuar përballë Rangers (1-0).

Skuadra nikoqire e shënoi golin e fitores në minutën e 85-të, ndërsa realizues ishte Angelino.