Chelsea e ka eliminuar Crystal Palacen nga FA Cup me rezultat 2-0, për të kaluar kështu në finale, aty ku do të takohet me Liverpoolin më 17 maj.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga The Blues, mirëpo golat munguan, për dallim që kishte raste të mira shënimi.

Në 45 minutat e dytë, The Blues ishin edhe më kërkues dhe ia dolën të tundin rrjetën e The Eagles dy herë.

Fillimisht, në minutën e 65-të, Ruben Loftus-Cheek shënoi për 1-0 nga një asistim i Kai Havertz.

Nga ky gol, Chelsea mori zemër dhe shënoi edhe të dytin, tani përmes Mason Mount (76’), me Timo Werner që ishte asistuesi.

Kjo ishte një ndeshje paksa e vështirë për blutë, por që ajo me Liverpoolin do të jetë një ndeshje e madhe për t’u ndjekur.