Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen me tek takim gjysmëfinale të Kupës FA.

Ekipi i Thomas Tuchel është treguar i fortë për ekipin e Pep Guardiolas duke u mposhtur në gjysmëfinale dhe duke siguruar kualifikimin në finale.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte më e mirë për Manchester Cityn, por ekipet shkuan në pushim me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë, përsëri Manchester City pati më shumë raste, por vetëm Chelsea gjeti golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi me anë të Ziyech, i cili në minutën e 55-të shënoi për 1-0 pas asistimit të Timo Werner.

Pas këtij goli, City u hodh i gjithi në sulm duke tentuar me të gjitha forcat golin e barazimit, por pa pasur sukses dhe Chelsea në fund iu gëzua fitores dhe kalimit në finale.

Në finale, Blutë do të ndeshet me fituesin e takimit të nesërm mes Leicester Cityt dhe Southamptonit.