Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Manchester Cityt në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup me rezultat 3-2.

Ndeshja e zhvilluar në Wembley ishte shumë e bukur dhe me raste nga të dyja palët, por The Reds shumë shpejtë zhbllokuan ndeshjen.

Një harkim në zonë nga këndi, gjeti kokën e Ibrahima Konate që shënoi për 1-0 në minutën e 9-të.

Pas vetëm disa minutash portieri i Manchester Cityt, Zackary Steffen bën gabim trashanik dhe ia dhuroi topin Sadio Manes 17’ që shënon për 2-0.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, një aksion i bukur i Liverpool u kthye në gol.

Harkim-pasimi i Thaigo Alcantara gjeti Sadio Manen 45’ i cili goditi në ajër më të parën duke e gjetur golin për 3-0.

Por me të filluar pjesa e dytë, Man City u kthye në lojë duke e gjetur menjëherë rrjetën.

Jack Grealish shënoi në minutën e 47-të për 3-1 pas një aksioni të bukur.

Krejt çka bën Manchester City, ishte dhe një gol në fundin e ndeshjes, kur Bernardo Silva 90+1’ shënoi në portën e zbrazët për 3-2.

Liverpooli kalon në finale të FA Cup ku pret fituesin e ndeshjes Chelsea – Crystal Palace.