Chelsea është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për Klube pas fitores ndaj Al Hilal (1-0), në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën.
Një ndeshje që pati mjaft raste por pak gola.
Skuadra angleze u mjaftua me një gol të realizuar në pjesën e parë për t’iu afruar trofeut të madh.
Romelu Lukaku 32’ shfrytëzoi një top të kthyer të papastruar mirë nga një lojtar kundërshtar për të realizuar.
Hakim Ziyech e Kai Havertz rrezikuan për skuadrën angleze, por pa rezultat.
Edhe Jorgihno bëri një ndeshje mjaft të mirë për Chelsean.
Nga ana tjetër Moussa Marega, Mohamed Kanno e Matheus Pereira u treguan të rrezikshëm për klubin saudit, mirëpo rezultati nuk u ndryshua.
Në finale, Chelsea do të përballet me klubin brazilian Palmeiras, që në gjysmëfinalen tjetër e mposhti 2-0 ekipin nga Egjipot, Al Ahly.