Reali i Madridit ka arritur të shënojë fitore të lehtë në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Valencias me rezultatin 3-1.
Toni Kroos 15’ , Isco 39’ dhe Luka Modric 65’ shënuan golat për Real Madridin, ndërsa Dani Parejo 90’ pen. ka realizuar për Valencian.
Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë Isco , ndërsa më i dobëti i ndeshjes doli të jetë portieri Jaume Domenech.
Real Madridi me këtë fitore ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, ku pret fituesin e gjysmëfinales tjetër që zhvillohet të enjten mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.