Sulmuesi anësor i Bayern Munich, Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ka munguar në stërvitje me ekipin të martën.

Ai do të humbasë edhe ndeshjen me PSG të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

“Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv për Coronavirus. Sulmuesi i FC Bayern po ndihet mirë dhe tani është në karantinë në shtëpi”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Bayern Munich në ndeshje ndaj PSG-së do të duhet të luajë edhe pa Roberto Lewawdowskin që është i lënduar.