Achraf Hakimi i ka hyrë halleve në Botërorin që po zhvillohet në Katar dhe ai me Marokun e tij kanë arritur të shkojnë në gjysmëfinale, çka përbën rekord për një vend afrikan. Mbrojtësi PSG, një nga më të mirët në pozicionin e tij, pas çdo fitoreje shkonte të festonte me nënën e tij.
Kjo u prit shumë mirë nga e gjithë bota si një akt dashurie ndaj nënës së tij, së cilës ai i detyrohet shumë, por një problem ka lindur me gruan e tij, Hiba Abouk. Pas ndeshjes me Portugalinë, kamerat kanë filmuar një moment debati mes saj dhe Hakimit.
Hiba ja shpjegon me detaje se ai nuk duhet të kishte shkuar gjithnjë te nëna e tij, por duhet të kishte shkuar edhe te ajo për të festuar. Pranë dyshes ndodhet edhe një i njohur, i cili qesh nga situata e krijuar, me Hakimin, që gjithashtu e kalon si një moment komik, megjithëse Hiba duket shumë serioze.
Nesër Maroku sfidon Francën dhe më pas luan finalen e madhe ose ndeshjen për medaljen e bronztë. Në rast se fiton njërën nga këto ndeshje, Hakimi ka shansin e fundit për të hequr inatin e partneres së tij. Gjithçka mbetet për tu parë, teksa sytë pritet të jenë të gjithë te marokeni.