Trajneri i Manchester Cityt lartëson formacionin e Spallettit pavarësisht eliminimit nga Champions League dhe i referohet një episodi.

Pep Guardiola ka pasur gjithmonë një vlerësim të madh për Napolin dhe rikonfirmoi bindjet e tij edhe pasi kishte fituar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me ekipin e tij. Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Bayernit, trajneri i Mançester Sitit tha:

“Napoli luajti në mënyrë madhështore dhe u përball me një ekip me shumë histori”.

Spanjolli flet edhe për episodin Leao-Lozano me penalltinë e mohuar ndaj Napolit:

Ishte një penallti që mund të jepej”.

Në përmbledhje, Guardiola nuk pranon kritikat ndaj Napolit lidhur me rezultatin përfundimtar dhe rrjedhimisht me eliminimin:

Duhet thënë se Napoli është një ekip i keq sepse janë jashtë Champions League? Nuk është kështu, i pashë. Dhe më bëri përshtypje se si luajtën dhe jam i sigurt që vitin e ardhshëm Napoli do të jetë sërish në Champions League, sepse do të fitojë kampionatin dhe do të provojë sërish.”, – përfundoi trajneri spanjoll me të cilin Spalletti shpresonte të ndante një kafe ‘turke’.

Pra arritja në finalen e Ligës së Kampionëve ikën, por vlerësimi i Guardiolës për Napolin mbetet.