Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes të së dielës kundër Tottenham Hotspur, skuadër që po i befason të gjithë nën drejtimin e trajnerit Angelos Postecoglou, i lindur në Greqi, por me kombësi australiane.

Guardiola është përkujdes ta lavdëroj shumë trajnerin Postecoglu, pasi sipas tij po luajnë një futboll të mira dhe po bëjnë gjëra që ai nuk i ka parë më parë.

Njerëz si Postecoglou e bëjnë futbollin një sport më të mirë”, – ka thënë fillimisht Guardiola në konferencën për shtyp.

“Më pëlqen shumë të shikoj skuadrat e tij: si bëjnë pressing, si përdorin portierin në fillim, mbrojtësit e tyre të kthyer në mesfushorë sulmues… Nuk e kisha parë kurrë më parë! “Kurrë!
Është ideja e tij. Ajo që bëri Ange në Japoni, në Celtic dhe tani në Tottenham është e pabesueshme.
Unë kam thënë në disa raste që jam trajner, por jam edhe spektator. Më pëlqen loja e tij. Të gjithë në Angli e shohin se po shkon mirë”, – përfundoi spanjolli.