Sulmuesi Raul Jimenez (1991) ka realizuar 22 gola dhe ka bërë 10 asiste në të gjitha ndeshjet zyrtare me Wolverhampton këtë sezon, teksa po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane si PSG, Real Madrid, Manchester United apo Manchester City.
E fjalët e mira për meksikanin nuk i ka kursyer mesfushori gjerman i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan (1990).
“Unë mendoj se Jimenez ka gjithçka të një sulmuesi të klasit botëror. Ai është i lëvizshëm, por edhe fizikisht i mirë dhe me një teknikë fantastike. Unë mund ta imagjinoj atë duke luajtur me ne. Ndoshta Jimenez nuk është ende në atë nivel, por ai mua ma kujton Robert Lewandowskin për sa i përket stilit të lojës. Ai ka shumë potencial të madh”, tha Gundogan.
Jimenez po kërkohet nga skuadra të mëdha, por Wolverhampton vështirë se do ta lejoj largimin e tij pa 60 milionë euro.