Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haaland ka rrëzuar nga froni yllin e PSG-së Kilian Mbape. Norvegjezi renditet në vendin e parë si lojtari më i kushtueshëm me 170 milionë euro, ndërsa francezi në të dytin me 160 milionë euro.

“Transfermarkt” përditësoi renditjen e lojtarëve më të kushtueshëm dhe Haland kaloi nga një vlerësim prej 156 milionë euro në 170 milionë.

Haland iu bashkua Mançester Sitit këtë sezon për 60 milionë euro duke u bërë golashënuesi më i mirë në Premier Ligë me 17 gola dhe pesë të tjerë në Ligën e Kampioneve. Nga ana tjetër, vlera e Mbapes ka rënë nga 170 milionë euro në 160 milionë.

Në 10 vendet e para, katër futbollistë janë nga Premier Liga, një shembull i fuqisë ekonomike të asaj që për shumë është kampionati më i mirë në botë.

Këta janë 10 lojtarët më të vlefshëm në botë

  1. Erling Haaland: 170 milionë euro
  2. Kylian Mbappe: 160 milionë euro
  3. Vinicius Junior: 120 milionë euro
  4. Phil Foden: 110 milionë euro
  5. Jude Bellingham: 90 milionë euro
  6. Pedri: 90 milionë euro
  7. Bukayo Saka: 90 milionë euro
  8. Harry Kane: 90 milionë euro
  9. Dusan Vlahovic: 85 milionë euro
  10. Jamal Musiala: 80 milionë euro