Hailey Bieber ndau disa foto së fundmi nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram.

Dhe në një nga imazhet, 26-vjeçarja u pa e veshur me bikini jeshile neoni që ia theksonin linjat joshëse të trupit.

Gruaja e Justin Bieber ishte ulur në gjunjë ndërsa ishte në një dërrasë për surf.

Ajo mbante edhe një kapele të kuqe dhe flokët e saj ishin të mbledhura teksa dukej më bukur se kurrë më parë.

“Pak nga energjia e verës deri tani”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e postimit.

Kjo vjen pas një vjetorit të saj kompanisë së saj për kujdesin e lëkurës “Rhode”. Modelja nisi fillimisht kompaninë vitin e kaluar më 15 qershor.

Hailey foli për lansimin e produkteve dhe ulje-ngritjet fillestare të drejtimit të një biznesi krejt të ri.

Një nga gjërat më të mëdha që duhej ta kuptoja shumë shpejt ishte se gjërat do të ndodhin”, – tha modelja.

Në fillim të këtij viti në mars, Hailey festoi nisjen e Rhode në Kanada dhe shkoi në Toronto për një darkë speciale.