Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer (1954), e ka mohuar interesimin për Cristiano Ronaldon (1985)duke thënë se ai është shumë i vjetër për klubin që ai drejton.
Sulmuesi portugez 35 vjeçar, ka shënuar 22 gola në 27 ndeshje me Juventusin këtë sezon.

Duke folur për TZ, presidenti i Bayern, Hainer, ka thënë se nuk e kanë ndërmend të bëjë ofertë për Cristiano Ronaldon në verë.

“Shumë emra paraqiten nëpër gazeta, dhe është plotësisht e kuptueshme, por ai është shumë i vjetër për ne. Jemi të interesuar për Leroy Sane (1996) por duhet të kontrollojmë nëse gjermani është mirë fizikisht”, ka thënë ai.