Hakan Calhanoglu (1984) është gjithnjë e më shumë guri i çmuar i Interit të Simone Inzaghit, aq sa Arabia Saudite do të kishte bërë çmenduri për ta rrëmbyer nga Nerazzurri.

Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, mesfushori turk do të kishte marrë një ofertë monstruoze nga Al Hilal që tëtransferohej në janar me pagë rreth 18 milionë euro në sezon për kontratën, por që me qetësi do ta kishte refuzuar të qëndronte në Milano.

Sipas raportimeve kjo ofertë vlen edhe për në qershor me kohëzgjatje katërvjeçare nga e cila Hakan do të përfitonte 72 milionë euro, por qëllimi i turkut është të qëndrojë te Interi.