Interi është pranë nënshkrimit me mbrojtësin e majtë Achraf Hakimi (1998).
Mbrojtësi me origjinë marokene por i limdur në Spanjë është i huazuar që dy sezone te Borussia Dortmundi nga Real Madridi, teksa ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Ai ka shkëlqyer me Dortmundin, teksa në 44 ndeshje zyrtare këtë edicion ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 10 asiste.
Trajneri Antonio Conte e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin që mund të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
Sipas Sky Sport, Interi ka ofruar 40 milionë euro për lojtarin, por tani i mbetet lojtarit të zgjedh se ku do të vazhdojë karrierën, të mbetet te Dortmund ose te Reali, apo të zgjedh njërin kampionat mes Serie A ku kërkohet nga Interi apo Ligën Premier te Chelsea.
Megjithatë sipas mediave spanjolle dhe atyre italiane lojtari i ka dhënë një ‘Po’ Interit dhe tani mbetet në dorë të Realit të vendos për ofertën më të lartë.