Është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në garën e tretë evropiane për klube, Ligën e Konferencës. Skuadrat që ishin të dytat në grupe do të përballen me ato të tretat që ishin nga Liga e Evropës per rounind e 1/16 te finaleve. Me pas ekipet fituese do te ndeshen me ekipet qe fituan grupet e Conference League per 1/8 e finaleve.

Do të ketë përballje shumë interesante, ku Lazio përballet me CFR Cluj, kundërshtar që ishte i Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës. Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes Trabzonspor dhe Basel, si dhe Bodo/Glimt – Lech Poznan.Fiorentina do të takohet me skuadrën e njohur portugeze Braga, derisa Ludogorets e Anderlecht do t’i zhvillojnë dy ndeshje të zjarrta

Çiftet e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Konferencës:

  • Qarabag – Gent
  • Trabzonspor – Basel
  • Lazio – CFR Cluj
  • Bodo/Glimt – Lech Poznan
  • SC Braga – Fiorentina
  • AEK Larnaca – Dnipro–1
  • Sheriff Tiraspol – Partizan Beograd
  • Ludogorets – Anderlecht