Në Shtëpinë e Futbollit Evropian në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur tashmë shorti nga ora 12:00 dhe janë mësuar çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, plusjanë mësuar edhe cilat skuadra do të luajnë mes vete në gjysmëfinale.
Ndeshjet cerekfinale janë:
- Real Madrid – Liverpool.
- Bayern Munich -Paris Saint-Germain
- Manchester City – Borussia Dortmund
- Porto – Chelsea.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen në dy ndeshje. Takimet e para do të luhen në 6 dhe 7 prill, ndërsa të dytat do të luhen një javë më vonë më 13 dhe 14 prill.
Përveç kësaj është hedhur edhe shorti për të mësuar kundërshtarët në gjysmëfinale.
Kështu, fituesi i Bayern-PSG do të ndeshet me fituesin e përballjes Manchester City-Dortmund.
Në përballjen tjetër gjysmëfinale do të përballen fituesi i takimit Real Madrid-Liverpool me fituesin e Porto-Chelsea.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohet me 27/28 prill dhe 4/5 maj, ndërsa finalja e Stambollit pritet të luhet më 29 maj.