Zlatan Ibrahimovic (1981) ka zbarkuar në aeroportin e Milanos mëngjesin e sotëm nga Stokholmi me aeroplan privat, ku do t’i kryejë testet mjekësore para se ta plotësojë kthimin te AC Milani dhe gjatë darkës pritet prezantimi i tij.
Ai u prit nga tifozët kuqezinj dhe drejtori i Milanit, Zvonimir Boban në aeroport, teksa po kthehet në klub pas 9 vjetëve.
“Jam i gëzuar që u ktheva në shtëpinë time, më në fund. I pres të gjithë, do ta bëj San Siron të hidhet përpjetë përsëri.”, – ishin fjalët e para të suedezit.
Raportohet se ai do të marrë pagë 3.5 milionë euro në sezon te klubi nga Serie A, pas transferimit si lojtar i lirë.
Sulmuesi suedez e kishte veshur fanellën e Milanit nga vitit 2010 deri më 2012, duke i shënuar 56 gola në 85 paraqitje.