Një tjetër goditje për Interin në prag të supersfidës ndaj Lazios, që do të luhet ditën e diel.

Mesfushori i transferuar me bujë te skuadra zikaltër, Stefano Sensi, është dëmtuar sërish, duke humbur sfidën kështu përballjen e ditës së diel.

Lajmi është konfirmuar nga klubi zikaltër, teksa pritet që italiani të qëndrojë jashtë për disa javë.

Ky është dëmtimi i dytë për Sensin në pak javë. Një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Interit, pavarësisht se alternativat në mesfushë nuk mungojnë.