Kapitulli Handanovic. E ardhmja e Interit do të jetë ende në duart e Samir Handanovic (1984). Të paktën për një vit tjetër. Klubi Nerazzurrë tashmë ka nënshkruar me André Onana nga Ajax, por trashëgimtari i tij nuk ofron garanci të mjaftueshme dhe sapo është kthyer nga një sezon për t’u harruar.
Nerazzurrët ende kanë nevojë për Samirin: e pamë në ndeshjen katastrofike të humbur kundër Bolonjës dhe më pas edhe në udhëtimin e së dielës në Udine me një paraqitje bindëse dhe autoritare. Kjo është arsyeja pse portieri slloven, që i skadon kontrata në qershor, është gati të rinovojë edhe një vit, duke pranuar uljen e pagës nga 4.2 milionë euro aktuale në rreth 3 milionë euro.

Kapitulli Perisic. Rinovimi i kontratës së Ivan Perisic (1989), që gjithashtu skadon në qershor, do të diskutohet pasi të përfundojë kampionati. Takimi mes drejtuesve të Nerazzurrëve dhe agjentëve të tij duhet të jetë më 23 maj. Në shtëpi tashmë është zëvendësuesi i tij, Robin Gosens, por Interi nuk mund ta injorojë kroatin, i cili përveçse është gjithnjë e më themelor në lojën e Inzaghit, së fundmi ka marrë kënaqësi edhe duke shënuar, erdhi dhe goli tij i dytë radhazi. Që nga mesi i marsit ai ka marrë pjesë në shtatë gola, përveç dyve personale ka dhënë edhe pesë asistie. Perisic dëshiron të qëndrojë te Inter, Interi nuk dëshiron të humbasë Perisic, por ka punë për të bërë sipas kërkesës dhe ofertës. Lojtari kërkon një marrëveshje dyvjeçare me 5 milionë euro në vit, si dhe garancitë e një skuadre konkurrente jo vetëm në Itali por gjithnjë e më shumë edhe në Evropë.
Klubi është i gatshëm t’i japë atij një kontratë njëvjeçare me opsion për sezonin e ardhshëm për 4 milionë euro plus bonuse. Një çështje që do të presë dhe disa javë, pastaj zgjidhja.