Sipas mediave italiane, Inter ka paraqitur një ofertë prej 15 milion eurosh për mesfushorin serbo-gjerman Lazar Samardzić (2002), plus teserën e mesfushorit italian Giovanni Fabbian (2003) që vlerësohet 6 milionë euro pra, 21 milionë euro në total.

Për mesfushorin italian Interi do të ruajë një opsion riblerjeje për 12 milionë euro.

Udinese nuk ka pranuar pasi kërkon 25 milionë euro cash.
Marrëveshja nuk është arritur por negocimi shkon përpara.

Interi dhe agjentja sportive Rafaela Pimenta e kanë përcaktuar tashmë kontratën e Samardzic: pagë neto 1.8 milion euro në sezon plus bonuse deri në vitin 2028.

Të presim takimin tjetër mes drejtuesve të dy skuadrave në ditët e ardhshme.