Interi  ka nisur mësymjen ndaj sulmuesit Marcus Thuram (1994) për të përfunduar sulmin në funksion të sezonit të ardhshëm. Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, pas hapjes së Borussia Moenchengladbach për shitjen e djalit të artit në Viale della Liberazione ata kanë bërë ofertën e parë për klubin gjerman.

Propozimi është 20 milionë euro fikse plus 5 milionë euro bonuse e cila mund të arrijë në 25 milionë euro në total. Kërkesa e klubit gjerman është 30 milionë euro fikse, një distancë e vogël prnadaj dhe ekipet duket se kanë besim që do të arrihet marrëveshja, sic u aludua edhe nga trajneri i MunchenGladbachgut qe deklaroi se deri në fund të merkatos mund të ndodhte gjithcka.

Nga ana tjetër Interi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Marcus Thuram, i cili i ka kërkuar Borussia Moenchengladbachut që ta lejojë të largohet drejt Milanos. Ai do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026 me 3.5 milionë euro fikse plus 500.000 euro bonuse, pra me pagë netto 4 milionë euro në sezon. (Aktualisht lojtari fiton 2.5 milionë euro në sezon nga klubi gjerman).

Kampionët italianë do të shfrytëzonin për sulmuesin shtatlartë (192 cm) gjithashtu Dekretin e Rritjes, duke përfituar nga një zbritje prej 50% nga taksat, dmth 4 milionë euro netto për klubin do të peshonin në bilanc 6 milionë euro brutto.