Dje është saktësuar çdo detaj dhe që sot Edin Dzeko (1986) mund të mbërrijë në Milano për ekzaminime mjekësore dhe më pas Lukaku do të ketë dritën jeshile për të fluturuar për në Londër.

Është e lehtë të imagjinohet se te Inter boshnjaku do të veshë fanellën me numrin 9 që kishte veshur në Romë dhe që do të lëshohej nga Romelu.

Për kartonin e tij Interi do ti paguajë Romës rreth 1.8 milionë euro përfshirë bonuse.

Sulmuesi boshnjak do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare deri në 30 qershor 2023 prej 5.5 milion euro neto plus bonuse në sezon, ndërsa në Giallorossi ai kishte një marrëveshje njëvjeçare deri në 30 qershor 2022 për 7.5 milion euro netto “.