Interi është ndalur nga Fiorentina në javën e 16-të të Serie A-së, pasi ndeshja përfundoi 1-1

Pas vetëm 8 minutash lojë në ‘Artemio Franchi’, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Borja Valeros që mori një asistim perfekt nga Marcelo Brozovic.

Interi kishte disa shanse të mira që ta dyfishonte epërsinë në fund të pjesës së parë, por Romelu Lukaku e Lautaro Martinez shpërdoruan disa raste.

Interi vazhdoi me sulme me anët të belgut e argjentinasit, por që goditjet e tyre përfunduan jashtë kuadratit të portës.

Fiorentina vazhdoi të tentojë dhe në minutën e 90+2 arritën t’i barazonin shifrat me anë të Dusan Vlahovic, duke marrë kështu një pikë.