Për të forcuar Interin, trajneri Conte dëshiron të shtojë cilësi. Në mesfushën e tij ka nevojë për vrapim dhe ide, kjo është arsyeja pse ai dëshiron kombinime që kanë përvojë, por që janë gjithashtu të përshtatshëm për idenë e tij të futbollit.

Objektivi numër një është Kanté i Chelsea i cili së bashku me Vidal do të rregullonin mesfushën zikaltër.
Të gjithë e pëlqejnë Kanté në shoqëri: nga Marotta te Ausilio, duke kaluar përmes Presidentit Zhang.

Për këtë arsye Interi i ka ofruar 70 milionë euro për 3 futbollistë Chelseas; mesfushorin N’Golo Kante (1991), mbrojtësin e majtë Emerson Palmieri (1994) dhe sulmuesin Olivier Giroud (1986).

Nuk dihet akoma përgjigja e bluve të Londrës.