Qendërmbrojtësi holandez Stefan De Vrij (1992) do të qëndrojë te Interi deri më 30 qershor 2025. Lojtari u ka bërë të ditur drejtuesve të Interit se është gati të pranojë ofertën që Interi i paraqiti zyrtarisht disa muaj më parë, pra një kontratë dyvjeçare me të njëjtat shifra që ai fiton tani, rreth 4 milionë euro neto në sezon. Së shpejti pritet një takim i shkurtër për të vendosur firmën në letër.

Për drejtuesit e klubit zikaltër, të cilët do të humbasin Skriniar në një transferim të lirë dhe nuk kanë negociuar ende për blerjen e Acerbit nga Lazio (Lotito kërkon 4 milionë eurot e vendosura verën e kaluar, agjenti i “Ace” Federico Pastorello është në punë për të marrë një zbritje), ky është lojtari i parë i rëndësishëm në mbrojtjen e Interit për vitit e ardhshëm.