Mesfushori i Bayern München, francezi Corentin Tolisso (1994) ka tërhequr interesin e Interit, sipas një raportimi nga La Gazzetta dello Sport.
Sipas gazetës, Bayerni do të ishte i përgatitur të linte mesfushorin francez të largohej për rreth 35 milionë euro.

Interi kishte kontaktuar më parë me Tolisson në vitin 2017, kur ai vendosi të bëjë transferimin në Gjermani nga Olympique Lyon për 41,5 milionë euro, një tarifë që e bëri atë nënshkrimin më të shtrenjtë të Bayernit ndonjëherë në atë kohë.

25-vjeçari ka dështuar të fitojë një post titullari pasi bëri kthimin e tij nga një dëmtim afatgjatë drejt fundit të sezonit të kaluar.
Ai ka bërë 24 paraqitje për kampionët gjermanë këtë sezon, duke arritur 3 gola dhe 5 asiste.