Shtohet lista e klubeve të interesuara për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla (2000).

Sipas portali italian “Calciomercato”, Interi ka ofruar 20 milionë euro për teserën e tij.
Zikaltërit kanë marrëdhënie të mira me Veronën dhe kjo mund të jetë një përparësi në negociata.

Nga ana tjetër sipas francezes L’Equipe, Lioni ka hedhur grepin për shqiptarin që aktivizohet te Verona.

Kujtojmë që më herët edhe klube të prestigjioze kanë piketuar Kumbullën, si Juventusi dhe Lazio.