Interi dhe Milani janë në negociata për të kryer një shkëmbim të madh lojtarësh në janar, ku përfshihen Franck Kessie (1996) me Matteo Politano (1993).
Thashethemet për interesin e kuqezinjve për Politanon kishin qarkulluar ditëve të fundit, por ai konsiderohej shumë i shtrenjtë në shifrat 20-25 milionë euro.
Tani La Gazzetta dello Sport raporton që ata të mund të zgjidhnin të dy çështjet e tyre duke shkëmbyer thjesht lojtarë.
Interi dëshiron një mesfushor të fortë por duke parë vështirësitë në bisedimet me Barcelonën për Arturo Vidal dhe Tottenham Hotspur për Christian Eriksen ka menduar për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Kessie.