Gati gjashtë muaj, saktësisht 173 ditë, pas asaj Danimarkë-Belgjikë që trembi gjithë botën, Christian Eriksen është rikthyer në fushë. Mesfushori i Interit iu nënshtrua stërvitjes kardio-vaskulare të përfunduar me një ushtrim gjuajtjesh drejt portës. Është hera e parë që nga sëmundja në Euro 2020 dhe implantimi i pajisjes së defibrilimit. Eriksen po stërvitet në Ådalen, ku qëndron me familjen që nga vera e kaluar, në qendrën sportive të OB.

“Ne jemi vërtet të lumtur që Christian po mbahet në formë në fushat tona. Ne kemi qenë në kontakt me të që kur ai u rrit këtu dhe kështu jemi të lumtur që ai na pyeti nëse mund të stërvitej për t’u rikthyer në formë” ishin fjalët e Michael Hemmingsen, drejtor sportiv i OB, në BT. dk.

Pasi fitoi betejën me jetën, 29-vjeçari tashmë konfirmon dëshirën e tij për t’u rikthyer – në kohën e duhur dhe të lejuar nga mjekët – në futboll. Nëse te Inter (por me një sistem defibrilimi nuk do të kishte dritë jeshile nga FIGC) ose diku tjetër, në këtë moment ka pak rëndësi.