Mesfushori Arturo Vidal (1987) është gjithmonë në krye të listës së dëshirave të Antonio Contes.
Për Kilianin, raporton La Gazzetta dello Sport, oferta e Nerazzurrëve është 12 milionë euro, ndërsa katalanasit duan 20 milionë euro.
Mund të luajë një rol themelor në negociatat Fernando Felicevich, agjenti që kishte punuar më parë me Manchester United në verë për marrëveshjen e Sanchez. Ai do të përpiqet të ulë kërkesat katalanase dhe t’i afrojë palët më pranë.